Interi po marshon me një ritëm të pabesueshëm drejt titullit kampion, teksa sot ka arritur kuotën e 75 pikëve në kampionat, 18 më shumë se Juventusi i vendit të dytë.
Fitorja e sotme që i mundësoi rritjen e këtij avantazhi, ishte edhe më domethënëse, pasi erdhi përballë skuadrës së Bolonjës në fushën e kësaj të fundit. Sfida me ekipin e drejtuar nga Tiago Mota ishte shumë e luftuar, me ritëm të lartë. Por diferencën e bëri një gol në pjesën e parë nga Bisek, i cili shënoi pas një harkimi perfekt të Bastonit në shtyllën e dytë.
Në pjesën e dytë kishte minuat edhe për Asllanin, i cili udhëhoqi me qetësi mesfushën zikaltër duke administruar minutat dhe avantazhin që zgjati deri në vërshëllimën përfundimtare dhe afroi edhe më shumë Interin me sigurinë matematikore të titullit.
BOLONJA 0-1 INTER
37′ Bisek
NGJARJET KRYESORE:
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Interit.
61’ Vjen momenti i Asllanit, i cili hyn në fushë në vend të Çalhanoglu. Inzagi i jep këshilla të njëpasnjëshme mesfushorit kuqezi teksa hyn në fushë. (VIDEO)
37′ GOOOL INTERI! Bastoni harkon nga e majta dhe Bisek në shtyllën e dytë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
21′ Barela del i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij ndalet nga Skorupski. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL