Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Fitore që dhemb për Inter Majemin. Mund me katër gola vendin e fundit, por Mesi del i dëmtuar nga fusha

GS 21/09/2023 1 Min. Lesezeit

Inter Majemi ka arritur fitoren e radhës në kampionat, duke mundur me rezultatin 4-0 Toronton e vendit të fundit.

mesi

Gjithsesi duket se kjo fitore është një nga ato që dhemb për skuadrën e Tata Martinos, pasi ylli i skuadrës amerikane, Leo Mesi, doli nga fusha i dëmtuar që në minutën e 37’.

Kjo erdhi pikërisht vetëm pak minuta pas dëmtimit të Hordi Albës, që ja bën gjërat akoma dhe më të vështira Inter Majemit.

Kjo e fundit është ende në lojë për të arritur kualifikimin në “play-off”, me objektivin që është fitimi i kampionatit pas investimeve të bëra.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: