Wednesday, 21. January 2026
Sport

VIDEO/ Fitore spektakolare me përmbysje në Romë, Bolonja “likuidon” Lacion dhe shikon sërish nga Champions-i

GS 18/02/2024 1 Min. Lesezeit

Bolonja ka arritur një fitore të madhe në Serinë A, duke mposhtur me përmbysje skuadrën e Lacios në “Olimpico” dhe tashmë shikon më afër ëndrrën “Champions”.

zirkze

Sfida nisi mjaft mirë për bardhekaltrit, të cilët kaluan në avantazh me anë të Isaksen në minutën e 18’, por një gafë e portierit Provedel dhe mbrojtësit Kasale në minutën e 39’ solli barazimin e miqve me El Azuzi.

Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por djemtë e Tiago Motës kaluan në avantazh me anë të Xhoshua Zirkze në minutën e 78’, duke përmbysur çdo gjë.

Kështu Bolonja nuk i ndahet Atalantës, duke qëndruar me 45 pikë në vendin e 5-të, ndërsa Lacio në vendin e 8-të me 37 pikë.

REZULTATI:

LACIO 1-2 BOLONJA

Isaksen 18’ / El Azuzi 39’, Zirkze 78’

GOLI I ISAKSEN (VIDEO)

GOLI I EL AZUZI (VIDEO)

GOLI I ZIRKZE (VIDEO)

RENDITJA:

032110

PANORAMASPORT.AL

Teilen: