Ndeshja e sotme mes Fiorentinës dhe Juventusit pritej të ishte shumë e veçantë për shkak të rivalitetit të zjarrtë mes tifozerive të dy skuadrave. Por ultrasit e skuadrës së qytetit të Firences, kanë vendosu të bojkotojnë ndeshjen, pasi kërkonin shtyrjen e saj si pasojë e përmbytjeve që kanë shkatërruar rajonin e Toskanës duke shkaktuar edhe viktima.
Ndeshja do zhvillohet sipas planit dhe në fushë pritet të ketë gjithsesi shumë rivalitet të ndezur, edhe pse trajnerët kanë bërë shumë lëvizje në rreshtime.
Të vendasit, Milenkoviç mbetet përsëri jashtë, ashtu si edhe Bionaventura, ndërsa Beltran luan i avancuar në sulm.
Nga ana tjetër, përkrah Kiezës nuk është Vlahoviç por Ken, i cili në këtë moment duket më në formë se serbi.
LIVE
FIORENTINA 0-1 JUVENTUS
10′ Mireti
NGJARJET KRYESORE
90’+6′ Mbyllet dueli me fitoren e Juventusit.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
51′ Kieza merr një pasim të saktë të ulët brenda zonës, kontrollon topin dhe e dërgon atë në mesin e portës, por Terraçiano bën një pritje të mirë për të ndaluar përpjekjen e tij.
46′ Nis pjesa e dytë, largohet Beltran dhe në lojë futet Nzola.
45’+4′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
29′ Nikolas Gonzalez merr një pasim të zgjuar dhe gjuan nga mesi. Goditja e tij duket sikur po shkon poshtë në mes të portës, por Shezni ka ide të tjera dhe bën një pritje të shkëlqyer. (VIDEO)
10′ GOOOL JUVENTUS 0-1/ Kostiç prodhon një pasim të shkëlqyer që gjen Fabio Miretin brenda zonës së penalltisë, ky i fundit përfiton nga situata për të gjuajtur në këndin e poshtëm të majtë. (VIDEO)
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE
Fiorentina (4-2-3-1): Terraçiano; Parisi, Kuarta, Ranieri, Biragi; Artur, Mandragora; Gonzalez, Barak, Kuame; Beltran.
Juventus (3-5-2): Shesnji; Gati, Rugani, Bremer; MekKeni, Mireti, Lokateli, Rabio, Kostiç; Ken, Kieza.
PANORAMASPORT.AL