Finalja e “Play-Off”-it mes Barit dhe Kaljarit regjistroi një fund dramatik, teksa një gol i shënuar nga sulmuesi Pavoleti në minutën 90+4, i mundësoi një biletë rikthimi në Serinë A skuadrës së Kaljarit që drejtohet nga Klaudio Ranieri.
Akti i parë i kësaj finaleje kishte përfunduar me rezultatin 1-1, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit, vendasve të Barit do iu mjaftonte dhe një barazim, për t’u ngjitur në Serinë A, për shkak se në fund të sezonit u renditën më lartë se Kaljari në renditje.
Por fati duket se nuk ishte me barezët, pasi goli në minutën e 94-t shtangu të gjithë të pranishmit, duke bërë që në kampin mik të shpërthente festa, teksa Kaljari rikthehet kështu në Serinë A, për një sezoni mungesë. Meritë absolute për këtë sukses ka padyshim “arkitekti” Klaudio Ranieri.
Bari 0-1 Cagliari, Leonardo Pavoletti put his team ahead in the final moments. An incredible ending. What great drama!pic.twitter.com/nsK8ot2IQj
— FootColic ⚽️ (@FootColic) June 11, 2023
PANORAMASPORT.AL