Sunday, 22. March 2026
Sport

VIDEO/ “Gabimi më i bukur në jetë”, modelja merr telefonatë surprizë nga Ronaldo: Më fal, po kërkoja një shok

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist në Arabinë Saudite brenda dhe jashtë fushe. Së fundmi, Kristiano Ronaldo është kthyer viral në rrjetet sociale me anë të një gabimi, që mund të konsiderohet gabimi më i bukur në botë.

RONALDIO

Prezent në një hotel, Ronaldo ka tentuar të telefonojë mikun e tij por ngatërrimi i një numri ka bërë që telefonata të përfundojë te modelja Haleme Boland. Menjëherë pasi është prezantuar se kush është, modelja ka nisur të kërkojë një bisedë me portugezin duke e konsideruar veten si shoqen e tij.

“Përshëndetje, jam Kristiano”. “Kristiano Ronaldo”, i përgjigjet modelja. “Po tentoja që të telefonoja një shok, më falni”, ishte reagimi i Ronaldos menjëherë ndërkohë që modelja shton “Por, edhe unë jam shoqja jote”. Videon me bisedën e Ronaldos, modelja e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke shkruar “Gabimi më i bukur në botë”.

(SHIH VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: