Saturday, 1. August 2026
Sport

VIDEO/ Gafa e vitit në Superligën turke, skuadra e Alitit dhe Hadërgjonajt feston me golin e çuditshëm

GS 04/03/2024 1 Min. Lesezeit

Trabzonspori i vendit të tretë në kampionatin turk është mundur sot në mënyrë të papritur në transfertë ndaj Alaniaspor, një skuadër që luante për mbijetesën. “Meritë” për rezultatin 3-1, ka edhe një gafë e pazakontë e prapavijës që u dhuroi vendasve golin e dytë.

dfgdfggddgfdfgdfgdfgdgf

Alaniaspor, në radhët e të cilës aktivizohen edhe futbollistët e Kosovës, Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj, kaloi në avantazh me Ajdin në minutën e 8 dhe më pas, dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë falë një episodi qesharak.

Portieri Çakir i pasoi topin në rivënie në lojë Densvil, por ky i fundit as nuk e kishte mendjen te ajo që po ndodhte dhe pa Ajdin t’i afrohej me shpejtësi dhe të dërgonte sferën përsëri në rrjetën e ekipit mik, duke dyfishuar shifrat.

SHIH VIDEON

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe padyshim për të gjithë, kjo cilësohet si gafa e vitit në futbollin turk.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: