Sunday, 22. March 2026
Sport

VIDEO/ Gafë në miqësore, Meguajër bëhet sërish “meme”! Shikoni si i dhuron golin kundërshtarëve

GS 06/08/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Harri Meguajer, nuk heq dorë nga gafat trashanike, teksa është bërë sërish “meme”. Mbrojtësi anglez i dhuroi golin kundërshtarëve, në miqësoren mes Junajtid dhe Atletiko Bilbaos që përfundoi në barazim 1-1. 

Meguajer

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht spanjollët dhe përveç meritës së tyre ata përfituan dhe nga gabimi i të përhershmit Meguajër.

Për një moment mbrojtësi i Junajtid, e humbi toruan, nuk dinte ku të pasonte dhe i’a dhuroi topin kundërshtarit që u nisën në kundërsulm dhe shënuan golin e avantazhit. Junajtid në krahun tjetër barazoi me anë të Pellistrit.  Video e gafës së Meguajër, nuk i ka shpëtuar tifozëve, të cilët nuk i kanë kursyer memet në rrjetet sociale.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: