Trajneri i Francës, Didie Deshamp është mashtruar nga një gazetar gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së sotme me Kroacinë. Gazetari shpiku një lojtar kroat dhe i kërkoi trajnerit francez mendimin e tij për të.“Kroatin e kemi parë ta rrotullojë shumë sulmin e tyre në ndeshjet e fundit me Kramariç, Matanoviç, Petkoviç, Perishiç… A nuk keni frikë të shihni të riun “Baleglaëic” të luajë si startues? Ai po bën një sezon të mrekullueshëm, a keni bërë ndonjë plan për ta bllokuar”?, pyet gazetari.
Deshamp duke mos e kuptuar për futbollistin që nuk ekziston, iu përgjigj menjëherë pyetjes së gazetarit.
“Ne të gjithë i njohim kundërshtarët. Nëse e dini se kush do të startojë për kroatët, unë jam i interesuar, por ne i monitorojmë kundërshtarët dhe në informacionin që mund t’u kalojmë lojtarëve, të gjithë lojtarët në listë mund të jenë në fushë në një moment, nga fillimi ose si zëvendësues”, tha Deshamp duke mos e kuptuar mashtrimin e gazetarit.
Scène complètement improbable en conférence de presse :
Un journaliste a voulu piéger Didier Deschamps avec une question pour le moins ridicule : il a inventé un joueur croate pour tester Didier Deschamps. pic.twitter.com/iQ01hMudlE
— RMC Sport (@RMCsport) March 23, 2025
PANORAMASPORT.AL