Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ Gjermania e katranos në miqësore, “pancerat” mposhten nga Turqia pas 18 vitesh 

GS 19/11/2023 1 Min. Lesezeit

Gjermania e Julian Nagelsman zhvilloi mbrëmjen e sotme në “Olympiastadion” të Berlinit, një test miqësor ndaj Turqisë, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2-3. 

 TURQIA

Pavarësisht se “pancerat” kaluan të parët në avantazh në minutën e 5-të me anë të Haverc, miqtë nga Turqia, përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me golat e Kadioglu dhe Jilldiz, në minutat 38 dhe 45+2. 

Edhe fragmenti i dytë i lojës nisi me gol për Gjermaninë. Ishte sulmuesi Fulkrug që vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 48-të, teksa për golin e fitores në këtë miqësore mendoi Sari në minutën e 70-të nga pika e bardhe e penalltisë. Në fund festa i takoi tifozerisë turke. Vlen të theksohet fakti se suksesi i fundit i Turqisë ndaj Gjermanisë datonte ne vitin 2005. Më konkretisht më 8 tetor të vitit 2005. Plot 18 vite pritje.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: