Një gjest i shëmtuar u regjistrua në duelin mes Bajernit dhe Unio Berlinit që përfundoi me shifrat 1-0 për bavarezët. Protagonist u bë trajneri kroat i skuadrës mike, Nenad Bjelica, i cili goditi futbollistin Leroi Sane.
Bëhet fjalë për minutën e 74-t, futbollisti gjerman shkoi të merrte topin për ta rivënë në lojë, por u përball me një gjest antisportiv të trajnerit ballkanas.
Bjelica nuk preferoi t’i jepte topin Sanesë, ndërsa nuk hezitoi as t’i përdorte duart e tij që u vendosën në fytyrën e futbollistiit. Trajneri u ndëshkua me karton të kuq, teksa gjasat janë të mëdha që të dënohet nga komisioni i disiplinës.
PANORAMASPORT.AL