Fundi i ndeshjes mes Interit dhe Bajern Mynihut në “San Siro” pa disa momente tensioni. Bavarezët kërkonin golin që do u hapte kualifikimin dhe Josip Stanisiç vendosi të reagonte në mënyrë të pakëndshme ndaj një prej djemve që mbledhin topin rrotull fushës.
Mbrojtësi kroat i Bajernit e shtyu atë me forcë pasi ky i fundit largoi një top, duke vonuar disa sekonda lojën ndërsa bavarezët kërkonin të nguteshin. Interistët reaguan dhe pat një sherr të vogël në fushë, me DImarkon që përfundoi i ndëshkuar me të verdhë. Djaloshi u identifikua më pas të ishte Nikolas Torsolini, një lojtar i U16 të Interit.
Stanisic vs. Balljungen pic.twitter.com/ovCWepcIOz
— Fussballfc (@Fussball_fc) April 17, 2025
Pas ndeshjes, Stanisiç kërkoi ndjesë për veprimin që kishte bërë. “Çdo skuadër mundohet të kalojë koha, ata e bënë në një mënyrë më të mirë se të tjerat. Ndoshta ishte pak budallallëk nga ana ime dhe më vjen keq që e shtyva. Në atë moment isha pak i bezdisur nga fakti që po bënin këto lojëra. Më dukej e tepruar”, tha futbollisti pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL