Milani triumfoi ndaj Romës me rezultatin 1-2, në një duel që rezultoi tepër i luftuar, teksa nuk mungoi protagonizmi i të dy trajnerëve.
Në fundin e pjesës së parë, teksa Milani po udhëhiqte me rezultatin 0-1, Zhoze Murinjo u shfaq i revoltuar tek gjyqtari i katërt, ndërkohë që gjesti epik i Piolit, duket se e çmendi akoma më shumë tekniku portugez.
🔴⚫️ #Pioli fallo stare zitto quel chiaccherone.#Mourinho #Roma #Milan #RomaMilanpic.twitter.com/g6BbMwhn5h
— Dr. Tuitter (@DrTuitter) September 1, 2023
Teksa Murinjo po i hakërrehej gjyqtarit të katër, Pioli i bëri me gisht që të pushonte, teksa ky moment është bërë viral edhe në rrjetet sociale, duke treguar se si trajneri i Milanit, i jep komandën “Special One”-s që të pushojë. Për më tepër shikoni videon:
PANORAMASPORT.AL