Qazim Laçi konfirmon formën pozitive me Sparta Pragën teksa pas tre asisteve në fundjavë në ndeshjen e kampionatit, këtë herë mesfushori i kombëtares bëhet protagonist në Champions League. Laçi realizoi një supergol në minutën e 105-të ndaj Coppenhagen teksa mesfushori ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi në hyrje të zonës.
Topi shkoi në trekëndësh dhe kishte shumë pak vend për portierin kundërshtar për ta ndalur.
Ky gol i dhuroi avantazhin Sparta Pragës me rezultatin 2-1, megjithatë miqtë barazuan pak minuta më pas me kohën shtesë që u mbyll në barazim 3-3. Nga goditjet e penalltive, Laçi shënoi sërish, por danezët u treguan më të saktë dhe Sparta Pragë u eliminua nga kualifikueset e Champions League./ h.ll/abcnews.al
QAZIM LACI TAKES THE COMEBACK LEAD WITH A FREE-KICK GOLAZO IN THE FIRST-HALF OF EXTRA-TIME!!!
📽️ @FootColic pic.twitter.com/IPGNA8dJSn— Football Report (@FootballReprt) August 15, 2023