Sunday, 1. February 2026
Sport

VIDEO/ Gol “alla” Maradona, “Dora e Zotit” realizohet në Angli

GS 15/12/2023 1 Min. Lesezeit

“Dora e Zotit” është rikthyer sërish në skenë, me golin e shënuar nga Pritchard që është quajtur si i rregullt dhe po bën bujë në mediat europiane.

Harry Pritchard ka kopjuar Diego Armando Maradonën dhe ka shënuar gol me dorë në Angli.
Pritchard shënoi në humbjen e Barnets 1-4 kundër Newport County në FA Cup. Mesfushori u shfaq duke grushtuar topin në portë ndërsa skuadra e tij ishte duke humbur 2-0.

Goli u akordua si i rregullt pavarësisht pamjeve që tregonin se Pritchard, 31 vjeç, përdori dorën për të drejtuar topin duke kaluar Nick Tounsend./ h.ll/abcnews.al

Teilen: