Eraldo Çinari po kalon një sezon të shkëlqyer me Noah në Armeni. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë shënoi dhe asistoi sot, ndërsa skuadra e tij fitoi 3 me 0 ndaj Ararat Jerevan.
Çinari asistoi golin e parë në minutën e 50-të dhe të dytin në minutën e 53-të. Noah po shkon e sigurt drejt titullit duke qenë 13 pikë para Ararat-Armenia.
Vetë sulmuesi shkodran e ka sezonin e parë në Armeni. Anësori ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 9 të tjerë, ndërsa numëron 22 paraqitje në kampionat.
Goli i asistuar nga Çinari: (VIDEO)
Goli i shënuar nga Çinari: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL