Thursday, 30. April 2026
Sport

VIDEO/ Gol dhe dy asiste, Xheko shkëlqen që në ndeshjen e parë me klubin e ri në Ligën e Konferencës

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Edin Xhekio i dha lamtumirën Interit dhe Italisë në fillimin e kësaj vere, për të nisur një etapë të re të karrierës së tij në Turqi. Sulmuesi boshnjak iu bashkua klubit të Fenerbahçes, ku është përshtatur shumë shpejt, siç e tregoi që në sfidën e parë që luajti sot skuadra e tij në Ligën e Konferencës.

bandicam 2023-07-26 22-29-05-220

Turqit përballeshin me Zimbru të Moldavisë dhe dominuan sfidën lehtësisht falë edhe paraqitjeve të sulmuesit. Fitorja 5-0 e sheh atë si protagonist të kësaj sfidë pasi dha asistin për golin e dytë dhe të katërt për ekipin e tij, teksa shënoi vetë të tretin e kësaj ndeshje.

Një start i mirë për lojtarin i cili i dha lamtumirën pas 8 sezoneve Serisë A, ku kishte lënë shenjë si një nga sulmuesit më të spikatur në këtë kampionat, fillimisht me fanellën e Romës, e më pas me atë të Interit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: