Saturday, 4. April 2026
Sport

VIDEO/ Gol me “fat”, Carrasco i jep avantazhin “djajve” ndaj azerëve

GS 09/09/2023 1 Min. Lesezeit

Teksa pritej që pjesa e parë e sfidës të mbyllej me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, “djajtë e kuq” të Belgjikës kanë gjetur golin e avantazhit me shumë fat, pas një devijimi të “fantazistit” Yannick Carrasco.

Gjithçka nisi nga këmbët e “bomberit”, Romelu Lukaku, i cili rrëmbeu një top në zonën kundërshtare, top të cilin e pason te anësori, Yohan Bakayoko, me këtë të fundit që lëshon një predhë nga distanca, goditaje e cila devijohet nga Carrasco, duke përfunduar në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Teilen: