Stiven Shpendi ka shënuar një gol model për Karrarezen në Seria B. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën e javës së fundit ndaj Palermos, ndërsa këto të fundit synojnë ngjitjen në Seria A përmes “play-off”.
Shpendi mori iniciativën për të goditur nga jashtë zone. Portieri i Palermos nuk reagoi ndaj gjuajtjes, që solli golin e parë në minutën e 16-të.
21-vjeçari shqiptar është i huazuar te Karrareze nga Empoli. Ky ishte goli i katërt për Shpendin në kampionat, që ka asistuar edhe dy të tjerë në 25 ndeshje të luajtura.
Goli i Stiven Shpendit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL