Friday, 22. May 2026
Sport

VIDEO/ Gol para ndeshjeve të Kombëtares, Mirlind Daku i shënon pretendentëve për titull në Rusi

GS 09/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares jep kështu sinjale pozitive para ndeshjeve për kualifikueset e Botërorit. 

bandicam 2025-03-09 17-42-35-657

Ishte minuta e 7-të e takimit, kur Rubin Kazan mori avantazhin përballë Spartakut të Moskës. Këto të fundit mbajnë vendin e tretë në kampionat dhe pretendojnë titullin.

Vetë Daku po bën mjaft mirë me Rubin Kazan. Ky gol vjen pas asistit në javën e kaluar. Duhet thënë se në kampionat shënon apo asiston në pesë ndeshjet e fundit.

Goli i Mirlind Dakut: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: