Italia e mbylli pjesën e parë në disavantazh të 3 golave, në duelin e kthimit të Ligës së Kombëve ndaj Gjermanisë.
Në minutën e 36-të, kombëtarja e Spaletit, ka pësuar një gol të pabesueshëm, që nuk do të pranohej as në ligat amatore.
Teksa Gjermania ishte duke ekzektuar një goditje nga këndi, lojtarët e Italisë me një papërgjegjshmëri amatoreske, shkojnë drejt gjyqtarit, duke mos u fokusuar aspak te loja. Përfitojnë menjëherë futbollistët gjermanë, teksa Kimish nga këndi shërben me shpejtësi për Musialën, që me portën e boshatisur, e pati shumë të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.
PËR MË TEPËR SHIKONI VIDEON: PAMJET
PANORAMASPORT.AL