Monday, 25. May 2026
Sport

VIDEO/ Gol spektakolar me roveshatë, Osimhen bën bomberin te Gallatasarai

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Viktor Osimhen nxori nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa arriti të realizonte me roveshatë në duelin ndaj Antaliaspor, që skuadra e Gallatasarait fitoi me shifrat 0-3. 

OSIMHEN

Sulmuesi nigerian e nisi këtë duel nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 78-të. Vetëm pak minuta në fushë i mjaftuan Osimhen për t’u shndërrua në protagonist, teksa në minutën e 90+2 shënoi me roveshatë duke “vulosur” shifrat në 0-3. 

Ky ishte goli i tretë në 4 ndeshje me fanellën e Gallatasarait për sulmuesin 25-vjeçar që është shndërruar në një bomber tek ekipi turk. Osimhen gjithashtu ka arritur të dhurojë edhe 2 asiste.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: