Thursday, 9. April 2026
Sport

VIDEO/ Gol spektakolar nga jashtë zonës, sulmuesi shqiptar bën heroi dhe ngjit skuadrën në krye të renditjes

GS 23/09/2023 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Emir Sahiti  ka realizuar një supergol për Hajdukun e Splitit në triumfin 1-0 ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të futbollit kroat. 

2104498

Sahiti realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 76-të, teksa falë golit të tij, skuadra u ngjit në krye të renditjes me 18 pikë.  Për Hajdukun titullar ishte edhe Leon Dajaku dhe luajti 58 minuta. Ky ishte goli i parë në këtë sezon për Emir Sahitin, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë.  

Ndërkohë për Lokomotivën titullarë ishin Jon Mersinaj e Indrit Tuci. Mersinaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të, ndërsa Tuci luajti gjithë ndeshjen. Në pjesën e dytë u aktivizua Art Smakaj në minutën e 83-të, si dhe Feta Fetai nga minuta e 66-të. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: