Wednesday, 21. January 2026
Sport

VIDEO/ Gola për të gjithë, Barcelona shkëlqen me “manita” në La Liga

GS 16/09/2023 2 Min. Lesezeit

Fitore spektakolare e Barcelonës ndaj Betisit, Katalanasit e Ksavit, mposhtën me rezultatin 5-0 Betisin në duelin e vlefshëm për javën e pestë të La Ligës. Ky ishte triumfi i katërt radhazi për Barcelonën, që u ngjit në kuotën e 13 pikëve.  

Barcelona 5-0

Ishte Zhoao Feliks, ai që hapi serinë e golave në minutën e 25-të, duke e bërë “sefte” kështu me fanellën katalanase, ndërkohë që për golin e dytë mendoi Robert Levandovski në të 32-të.

Barcaa

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të këtij takimi, u regjistruan edhe 3 gola të tjerë.  

Në të 62-tën, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ferran Torres, për të vijuar më pas me Rafinjën në të 66-tën dhe Kanselo në të 81-tën. Një dominim absolut ky i Barcelonës, që iu imponua kundërshtarit, nga fillimi deri në fund.

RENDITJA BARCA

Skuadra mike e Betisit u tregua e pafuqishme për t’i bërë ballë furisë katalanase. Fakt interesant është që 5 golat e Barçës u realizuan nga 5 lojtarë të ndryshëm. Takimin e radhës, djemtë e Ksavit do e luajnë në shtëpi ndaj Selta Vigos, ndërkohë që Betis pret Kadizin.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: