Mbrëmje e pabesueshme në “Santiago Bernabeu”, ku Reali i Madridit fiton me goleadë 5-2 ndaj Borussias së Dortmundit, edhe pse pësoi dy gola në pjesën e parë.
Ndodh ajo që më pak pritej në përballjen ndoshta më të rëndësishme të kësaj mbrëmjeje në Champions. Borussia e Dortmundit ka realizuar dy gola në minutat 30’ dhe 34’ në “Bernabeu”.
E zhbllokoi rezultatin holandezi Malen, i asistuar nga Guyrassi, e vetëm katër minuta më pas shërbeu për Gittens, që dyfishoi epërsinë.
(Real – Dortmund 1-0, goli i Malen)
(Real – Dortmund 2-0, goli i Gittens)
Ngushtohet në 1-2 diferenca në “Bernabeu”. Këmbëngulja e madhe e “Los balancos” u shpërblye me golin “e dhunshëm” të Rudigerit në minutën e 60-të.
(Real – Dortmund 1-2, goli i Rudiger)
Nuk përmbahen lojtarët e Realit, vetëm tri minuta pas golit të Rudigerit, shënon edhe Vinicius Junior, 2-2.
(Real – Dortmund 2-2, goli i Vinicius Junior)
Vjen dhe goli i tretë dhe i përmbysjes së madhe. Nga një mundësi për të shënuar për Dortmundit, topin kalon në gjysmëfushë tjetër, me Lucas Vasquez që çon në ekstazë tifozët madrilenë, 3-2.
Nuk ka fund spektakli i dhuruar nga “Los Blancos”. Vinicius Junior realizon dy gola në fundin e takimit për rezultatin përfundimtar 5-2.
Fitore e merituar e Stuttgartit në “Allianz Arena”, ku u zhvillua një ndeshje spektakolare me raste të panumërta nga njëra portë në tjetrën. Nuk mund të bënte më shumë portieri Matia Perin, që priti një 11-metërsh, të ekzekutuar nga Millot.
Në minutën e dytë shtesë realizoi Toure golin e fitores për Stuttgartit, që shfrytëzoi superioritetin numerik pas ndëshkimit të Danilos me karton të kuq.
Arsenali fitoi me rezultat minimal ndaj Shaktharit, PSG – PSV përfundoi në barazim 1-1, Aston Villa triumfoi 2-0 ndaj Bolognas, Girona – Slovan Bratislava u mbyll 2-0 dhe Strum Graz – Sportin 0-2.
Rezultatet:
Arsenal – Shakhtar Donetsk 1-0
Aston Villa – Bologna 2-0
Girona – Slovan Bratislava 2-0
PSG – PSV 1-1
Real Madrid – Dortmund 5-2
Sturm Graz – Sporting CP 0-2