Monday, 24. August 2026
Sport

VIDEO/ Goli i dytë radhazi, sulmuesi shqiptar bën bomberin te skuadra belge

GS 07/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa  ka shënuar gol edhe në ndeshjen e dytë rresht për Standard Liezhin, në elitën e futbollit belg.  

zeqiriiii5

25-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 45-të në duelin ndaj Leuven, pas asistit të Kamara.  Standard Liezh barazoi 1 me 1  ndaj Leuvenit, kurse Zeqiri u zëvendësua shtatë minuta para fundit. 

Në kampionatin aktual belg, Zeqiri ka shënuar gjashtë gola dhe e ka një asistim.  Standard Liege ka 21 pikë pas 17 ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e shtatë. Zeqiri është padyshim një nga lojtarët më në formë të skuadrës belge. 

GOLI I ANDI ZEQIRIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: