Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, teksa ditën e sotme, shënoi golin e fitores 0-1 në transfertë ndaj Gloria Buzaut, duke i dhuruar 3 pikë të arta Dinamos së Bukureshtit.
Selmani tundi rrjetën në minutën e 52-të të sfidës. Falë këtij triumfi, skuadra e tij arriti të merrte përkohësisht kreun e renditjes me 32 pikë në 19 ndeshje, 1 më pak se Kluzh që ka edhe një ndeshje më pak.
Në 17 ndeshje që është aktivizuar këtë sezon, sulmuesi 27-vjeçar ka arritur të shënojë 9 herë si dhe ka regjistruar edhe 4 asiste në kampionat.
PANORAMASPORT.AL