Shqiptari i Kosovës, Arbër Zeneli, gjeti golin e tretë në elitën e futbollit suedez, me fanellën e Elfsborgut, teksa shënoi golin e avantazhit në duelin ndaj Malmos.
29-vjeçari përshëndeti rrjetën në minutën e 9-të të sfidës, duke u konfirmuar edhe njëherë si një ndër lojtarët më të rëndësishme të kësaj skuadre.
Zeneli u transferua te Elfsborgu nga radhët e turqve të Adana Demirspor, teksa ky ishte goli i tretë i tij në 12 ndeshje të aktivizuar këtë sezon. Ai gjithashtu ka arritur të japë edhe 2 asiste.
🇸🇪 Goal: Arbër Zeneli | Malmö 0-1 Elfsborgpic.twitter.com/QYYHfvBLzM
— PushGoals (@PushGoals) May 28, 2024
PANORAMASPORT.AL