Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Goli në minutat shtesë, “ligjin” në La Liga e bën Girona

GS 27/10/2023 1 Min. Lesezeit

Girona është padyshim “Hirushja” e këtij sezon në La Liga. Skuadra bardhekuqe kryeson elitën e futbollit spanjoll me 28 pikë në 11 ndeshje, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Selta Vigon me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Herrera në minutën 90+1’. 

GIRONA

Kjo ishte fitorja e 9-të në kampionat për Gironën, që e shikon veten 3 pikë më shumë se Reali dhe 4 më shumë se Barcelona. Kujtojmë që këto dy skuadra do të ndeshen të shtunën në orën 16:15 në “El Classic”-on që do të pushtojë sytë e gjithë botës.  

Ndeshjen e radhës Girona do ta zhvillojë në transfertë ndaj Osasunës. Vlen të theksohet fakti se humbjen e vetme këtë sezon “Hirushja” e La Ligës, e ka regjistruar ndaj Realit në shtëpi me rezultatin 0-3.  

LA LIGA RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

Teilen: