Aidon Shehu ka shënuar një gol mjaft të bukur në Angli. Mesfushori shqiptar, që është pjesë e moshave të Hull Siti, luajti me ekipin U-21 në ndeshjen e fituar 4-0 përballë Kolçester U-21.
Goli i parë i akimit erdhi nga talenti shqiptar, që shënoi pas 15 minutave lojë. Goditja e tij gjeti rrjetën, pasi portieri kundërshtar nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur.
“E pashë topin të vinte dhe mendova që duhet të godas. Gjuajta si duhet dhe kështu jam i lumtur me golin”, u shpreh Shehu pas ndeshjes.
Aidon Shehu u afrua te Hull Siti në verën e kaluar. Po ashtu rreth 1 vit më parë u grumbullua me Kombëtaren U-18 të Shqipërisë.
Goli i Aidon Shehut: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL