Monday, 31. August 2026
Sport

VIDEO/ Goli special i David Luiz, braziliani huton kundërshtarët dhe shënon nga goditja e dënimit

GS 07/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi brazilian David Luiz ka realizuar një gol tepër interesant me fanellën e Flamengos në duelin ndaj Kruzerios që përfundoi me rezultatin 1-0, teksa ishte pikërisht goli i David Luiz që vendosi gjithçka. 

david luiz

Braziliani shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, por e gjithë vëmendja ishte se si ndodhi ky realizim. 

Ish-mbrojtësi i Çelsit ishte duke i hutuar “murin” e kundërshtarëve dhe u rikthye te topi, ku bëri goditje të shpejt për ta befasuar edhe portierin e Kruzerios duke dërguar topin në rrjetë. 

Ky ishte goli i tretë i 37-vjeçarit me fanellën e Flamengos në 19 ndeshje në Serie A në Brazil. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: