Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ “Gruaja jote do më vrasë”, Guardiola dhe autografi epik për tifozin: Ajo e di që të dua më shumë se atë

GS 31/07/2024 2 Min. Lesezeit

Mançester Siti po zhvillon në Florida një pjesë të turneut në SHBA dhe aty, skuadra e Pep Guardiolës është ndeshur me një pritje shumë të ngrohtë nga tifozët vendas. Amerikanët po tërhiqen gjithnjë e më shumë nga futbolli dhe klubet e mëdha kanë krijuar edhe atje një bazë të gjerë tifozësh të zjarrtë.

MixCollage-31-Jul-2024-05-24-PM-3897

Këtë e kuptoi më së miri Pep Guardiola para një seance stërvitore me dyer të hapura, ku një prej tifozëve i bëri kërkesën e veçantë. Ai mbante një parullë ku shkruhej “Me bëj një autograf në këmbë që ta bëj tatuazh”.

Guardiola u sinjalizua nga stafi i tij për këtë kërkesë dhe me shumë humor e pranoi. “Gruaja jote do të më vrasë”, tha duke qeshur trajneri spanjoll teksa po bëhej gati që të vinte firmën e tij në këmbën e tifozit.

“Ajo e di që të dua më shumë se atë”, tha tifozi shumë i emocionuar për këtë takim. “Të lutem mos e thuaj këtë” tha fillimisht Guardiola duke hezituar, teksa më pas pranoi të bënte autografin për tifozin që do të shkojë tani ta kthejë atë në një tatuazh për të mbajtur premtimin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: