Pep Guardiola nuk ka mbajtur dot nervat në fund të ndeshjes që skuadra e tij humbi në finalen e Kupës FA ndaj Kristal Palas. Trajneri spanjoll pa ekipin të dorëzohej përballë londinezëve që fituan trofeun e parë madhor në historinë e tyre dhe nuk ishte i kënaqur sidomos me festimet.
Në fund të ndeshjes, Guardiola hyri në fushën e lojës dhe iu drejtua portierit Henderson, i cili kishte festuar i papërmbajtur këtë rezultat historik, pasi në fitoren 1-0 ishte edhe ai protagonist absolut, duke pritur penalltinë e Marmush.
Mes të dyve kishte shkëmbim fjalësh dhe Guardiola i nervozuar u desh të mbahej nga pjesëtarët e stafit të tij për të mos e përshkallëzuar edhe më shumë situatën.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL