Thursday, 23. April 2026
Sport

VIDEO/ Haland kthehet te goli, Mançester Siti nis rrugëtimin për të mbrojtur titullin

GS 10/02/2024 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti ka treguar se me kthimin e Erling Haland dhe Kevin De Bryjn në dispozicion të Pep Guardiolës, lufta për të mbrojtur titullin do të jetë më e thjeshtë. Këtë e tregoi më së miri fitorja 2-0 e sotme ndaj Evertonit.

haland

Pas një pjese të parë pa gola, me aktivizimin në pjesën e dytë të mesfushorit belg, loja e “qytetarëve” u përmirësua ndjeshëm dhe ata rritën trysninë para portës kundërshtare. Pas një goditje nga këndi, Haland bëri atë që di më mirë, duke çuar topin në rrjetë me gjuajtjen e parë në kuadrat të sfidës.

Më pas, ishte Kevin De Bryn ai i cili nise aksionin nga erdhi edhe goli i dytë i norvegjezit, i cili vulosi kështu fitoren 2-0 për ekipin e tij.

GOLI I PARË I HALAND (VIDEO)

GOLI I DYTË I HALAND (VIDEO)

sadsadsdadsasdasdasda

PANORAMASPORT.AL

Teilen: