Erling Haland pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës FA kundër Bërnmuthit, gjë që e detyroi atë të largohej nga Vitality Stadium me paterica.Sulmuesi i Mançester Sitit u largua nga loja gjatë pjesës së dytë, pak pasi shënoi golin e barazimit.
“Nuk di ende asgjë, duhet të shohim”, ka qenë reagimi i parë i trajnerit Pep Guardiola pas lëndimit të norvegjezit.
Ndërsa një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka futur frikën te ekipi dhe tifozët, pasi Haland u largua me ndihmën e patericave. Pritet së shpejti të zbulohet gjendja e Erling.
Erling Haaland seen leaving Bournemouth in a protective boot and crutches. 🤕
🎥 via celebstarclips on TikTok. pic.twitter.com/ss0ck4baK8
— City HQ (@City_HQs) March 30, 2025
PANORAMASPORT.AL