Hames Rodriguez u tradhtua nga nervat në ndeshjen mes Klub Leon dhe Queretaro, duke e kthyer në qendër të vëmendjes.
Në minutën e 72-të dhe me rezultatin 1-1, i rrëzuar nga kundërshtari i tij, mesfushori kolumbain, hoqi këpucën dhe ia hodhi arbitrit, dukshëm i irrituar.
Natyrisht, ky i fundi nuk e la veprimin pa u ndëshkuar duke i treguar kartonin e verdhë mesfushorit të Leonit.
Në fakt, kur u ngrit sërish në këmbë, ai u tall me arbitrin për vendimin e tij për ta “zverdhur”, para se të vishte sërish këpucën dhe të ekzekutonte goditjen e lirë që fitoi. Këto pamje janë duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni videon:
🇲🇽⚽ En el partido entre el Querétaros y el León, por la #LigaMx, James Rodríguez, le lanzó un botín al árbitro por no pitarle una falta
¿Que recibió a cambio? Solo una tarjeta amarilla 😳 pic.twitter.com/rAwUQCT5D2
— Histoporte (@histoporte_) April 5, 2025
PANORAMASPORT.AL