Real Madridi ka ngecur në shtëpi ndaj Rajo Vajekanos në duelin e vlefshëm për javën e 12-të të La Liga.
Dueli është mbyllur në barazimin pa gola. Pavarësisht yjeve si Vinicius, Bellingam etj, madrilenët nuk arritën të triumfojnë. Në minutën e 66′, Vinicius arriti të shkundte rrjetën e kundërshtarëve, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.
Falë këtij hapi fals të skuadrës së Ançelotit, Girona udhëheq e vetme kampionatin spanjoll.
GOLI I ANULUAR I VINICIUSIT (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL