Thursday, 29. January 2026
Sport

VIDEO/ Hap fals në shtëpi, Zaniolo i dhuron 1 pikë Aston Vilës! Skuadra e Unai Emeri ndan kreun me… Arsenalin  

GS 22/12/2023 1 Min. Lesezeit

Hap fals në shtëpi! Aston Vila nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Shefild Junajtid, në duelin e vlefshëm për javën e 18-të të Premier Ligës, duke prishur kështu serinë prej 3 fitoresh radhazi.  

zaniolo

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa në minutën e 87-të, Arçer gjeti rrugën e rrjetës për miqtë, ndërkohë që për golin e barazimit mendoi Zaniolo, i cili shmangu humbjen duke i dhuruar 1 pikë skuadrës së Unai Emeri, që ka barazuar me pikë kryesuesit e Arsenalit, që kanë një ndeshje më pak.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

Arsenali do të përballet ditën e shtunë në transfertë ndaj Liverpulit të vendit të tretë. Aston Vila me barazimin e sotëm duket se ka djegur një shans të artë për ta mbyllur në krye vitin.

aaaaasss

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: