Një gol i Kai Haverc në minutën e 88-të i ka dhuruar 3 pikë të arta Arsenalin në duelin ndaj Brenfordit të Tomas Strakoshës, të zhvilluar mbrëmjen e sotme i vlefshëm për javën e 13-të të Premier Ligës. Pas asistit të Saka, sulmuesi gjerman arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke ngjitur në krye të renditjes “Topçinjtë” e Artetës.
Arsenali ka përfituar nga barazimi i Sitit në shtëpi ndaj Liverpulti, duke marrë kështu kryesimin e kampionatit. Ky ishte suksesi i 9-të në 13 ndeshje për skuadrën e Artetës, që tani ka 1 pikë më shumë se ndjekësit e Mançester Sitit.
1-0 Arsenal.
KAI HAVERTZ HAS GIVEN THEM THE LEAD IN MINUTE 90 !!!!!!!!!!!! HE HAS DONE IT !!!!!!!!
— TITUS 💀 (@MCFC_TITUS) November 25, 2023
Në sfidën e radhës “Topçinjtë” do të presin Uolvesin në shtëpi, ndërsa Brentford do të ndeshet me Lutonin po në shtëpi. Për sa i përket Tomas Strakoshës, portieri i Kombëtares shqiptare e ndoqi duelin e sotëm nga stoli.
PANORAMASPORT.AL