• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Heroi i ditës në Gjermani, i shpëton jetën kundërshtarit pas përplasjes së tmerrshme me portierin Karius

07/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje dramatike tronditi ndeshjen mes Schalke 04 dhe Arminia Bielefeld në Bundesligën 2, por për fat përfundoi pa pasoja tragjike falë reagimit të menjëhershëm të mbrojtësit kroat, Nikola Katic.

Gjatë një daljeje të portierit Loris Karius, ish-lojtari i Liverpool-it goditi pa dashje sulmuesin Joel Grodowski, i cili ra menjëherë në tokë pa ndjenja. Në ato momente paniku, Karius u tmerrua nga ajo që kishte ndodhur, ndërsa Katic reagoi me shpejtësi të jashtëzakonshme: ai e rrotulloi trupin e Grodowskit dhe i liroi rrugët e frymëmarrjes, duke i shpëtuar jetën.

Falë ndërhyrjes së tij, sulmuesi u rikthye në vetëdije disa minuta më vonë dhe u zëvendësua menjëherë në përputhje me protokollin për goditjet në kokë. Para se të largohej nga fusha, ai përqafoi Katic-in në një moment të ndjerë që emocionoi gjithë stadiumin.

Në një njoftim zyrtar, klubi i Arminia Bielefeld bëri të ditur:

“Grodowski është mirë, duke marrë parasysh rrethanat. Falë reagimit të menjëhershëm të disa lojtarëve, veçanërisht të mbrojtësit të Schalke-s, Nikola Katic, i cili e ktheu menjëherë në anë dhe i pastroi rrugët e frymëmarrjes. Ai meriton falënderime dhe respekt.”

Vetë Katic, 28 vjeç, tregoi për ato momente:

“Kur e pashë Grodowskin të shtrirë, vrapova menjëherë drejt tij. Ishte një reagim instinktiv. Edhe pse në fushë të gjithë duam të fitojmë, shëndeti është mbi gjithçka. Kam qenë pjesë e një situate të ngjashme edhe më parë, ndaj dija çfarë duhej bërë.”

Schalkes #Katic reagiert blitzschnell, bringt Bielefelds #Grodowski, der nach einem Zusammenprall mit dem Torhüter bewusstlos am Boden liegt, in eine stabile Seitenlage und zieht ihm die Zunge aus dem Hals. pic.twitter.com/jJ1mV7ticS

— Paul Flocke (@FlockePaul) October 6, 2025

Trajneri i Bielefeldit, Mitch Kniat, konfirmoi se lojtari do të qëndrojë jashtë për disa ditë nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa tekniku i Schalke-s, Miron Muslić, vlerësoi gjestin e mbrojtësit kroat:

“Pamja ishte e frikshme, por Nikola reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme në një situatë kaotike. Ai tregoi njerëzi dhe guxim.”

Një episod që kujton se futbolli, përtej rivalitetit, mbetet mbi të gjitha një histori humaniteti.

Next Post

​Thirrja e Dardanëve: Duhet të japim mbi 12 mijë veta maksimumin në stadium

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.