• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Hysaj protagonist me gol, Lacio mposht mes vuajtjesh Kremonezen dhe parakalon në renditje Interin

28/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lacio e Hysajt ka arritur të marrë një fitore mes vuajtjesh duke mposhtur Kremonezen në “Olimpico” me rezultatin 3-2 në javën e parafundit të Serisë A.Hysaj Kryeqytetasit e trajnerit Sarri e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme duke kaluar të parët në avantazh. Elseid Hysaj prishi ekuilibrat e këtij takimi duke shënuar golin e parë në këtë kampionat.  Loja e mirë e Lacios u shpërblye sërish në pjesën e parë nga Sergej Milinkovic-Savic që dërgoi ekipin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Kremoneze tregoi krejtësisht një fytyrë tjetër përballë vendasve duke shënuar 2 gola. Fillimisht ishte Galdames që ngushtoi diferencat dhe më pas një autogol i Laxarit i dha barazimin miqve për vetëm 4 minuta. Përgjigja e fundit e vendasve erdhi në fundin e takimit. Ishte sërish serbi Milinkovic-Saviç që arriti të shënojë për Lacion dhe kësaj radhe i dha triumfin skuadrës së tij. renditjaaaaMe këtë triumf, Lacio ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit të Serie A me 71 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Interi i një vendi më poshtë. Nga ana tjetër, Kremonese mbetet në vendin e parafundit të kampionatit italian duke prerë prej dy javësh biletën për në Serinë B.  VIDEO E GOLAVE: KLIKO KËTUPANORAMASPORT.AL

Next Post

Sot u bë hera e tretë në 50 vitet e fundit, statistika e rrallë e Milanit kundër Juventusit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.