Tuesday, 10. March 2026
Sport

VIDEO/ I dehur dhe duke e mbajtur nga krahët, Ronaldo “Fenomeni” acaron edhe më shumë tifozët e klubit të tij

GS 05/05/2025 2 Min. Lesezeit

Real Vajadolid ka rënë përsëri nga La Liga, duke acaruar jo pak tifozët e skuadrës të cilët prej muajsh protestojnë kundër pronarit të ekipit të tyre, brazilianit Ronaldo. “Fenomeni” nuk po arrin t’i sigurojë qëndrueshmëri klubit, por tifozët i ka acaruar më shumë sjellja e tij.

sdffdsfsddsfsdfsdsdsdfsfd

Ekipi u përball në fundjavë me Barcelonën dhe u mund nga katalanasit. Por Ronaldo mungonte në tribunë, pasi në ato momente gjendej në Madrid, duke marrë pjesë në një festë. Sikur të mos mjaftonte kjo, pamjet e tij pas festës kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë tensionuar më shumë mbështetësit e Real Vajadolid.

Aty shfaqej Ronaldo në gjendje të dehur teksa po largohej nga lokali, ndërsa kishte disa persona që e mbanin nga krahët për ta futur në makinë dhe të tjerë që kishin hapur një mbulesë tavolinë që të mos shihej gjendja e tij e rënduar.

Pamjet janë bërë virale në rrjet dhe kanë sjellë reagime të shumta te tifozët, të cilët e kanë vlerësuar këtë lloj sjellje si të papranueshme nga presidenti i klubit të tyre.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: