• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ I ka shënuar gol Realit, ndahet papritur nga jeta futbollisti 35-vjeçar

25/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasditen e sotme, nga Franca është shpërndarë lajmi tragjik për vdekjen e Abdelaziz Barrada, ish-lojtar i Getafes dhe Olympique Marseille.

Ish-futbollisti i kombëtares marokene i kishte dhënë goditjet e fundit si futbollist në divizionin e katërt francez dhe sipas medias ‘Le360 Sport’ ndarja e parakohshme nga jeta ndodhi për shkak të një ataku kardiak.

Abde Barrada luajti për Getafen midis 2011 dhe 2013, duke shënuar një gol kundër Realit Madridit dhe duke dhënë një tjetër asist kundër Atléticos së Madrid. Pas dy sezonesh me Getafen, marokeni u transferua tek Al Jazzira

Pas një kohe të shkurtër në ligën saudite, Barrada përfundoi tek Olympique Marseille, ku fitoi dashurinë e tifozëve. Megjithatë, ai do të kthehej në Lindjen e Mesme në vitin 2016 për të luajtur për Al-Nassr, ku tani luan Cristiano Ronaldo. Pas një aventure të re në Türkiye, Abde u kthye në Spanjë, konkretisht në Gimnàstic de Tarragona, ku luajti vetëm 145 minuta.

Kohët e fundit ishte transferuar në Francë, ku edhe jetonte, duke luajtur në divizionin e katërt.

 

 

Next Post

“Zikaltërit” në kërkim të një mbrojtësi, në “lupën” e Inter bie “ylli” koreano-jugor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.