Daniele Maldini, djali i legjendës Paolo Maldini u shndërrua në heroin e Monzës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Xhenoas. Sulmuesi 22-vjeçar shënoi golin e fitores 2-3, në një duel që rezultoi dramatik.
Vetëm 5 minuta në fushë i mjaftua Danieles për të tundur rrjetën dhe për të gjetur golin e parë me fanellën e Monzës. Ai u hodh në fushë në minutën e 75-të në vend të Dani Motës, teksa në minutën e 80-të përshëndeti rrjetën duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.
Monza is ahead once again! Goal by Daniel Maldinipic.twitter.com/sIkBRgFph0
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 9, 2024
Kjo ishte fitorja e 10-të në kampionat për Monzën që u ngjit në kuotën e 39 pikëve. Për sa i përket ndeshjes, Pesina dhe Dani Mota realizuan në pjesën e parë për Monzën që i mbylli 45 minutat në avantazhin e 2 golave, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht sfidën me Gudmundson dhe Vitinjën në minutat 52 dhe 68.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Padyshim që përveç golit të Maldinit, skenën mbrëmjen e sotme e rrëmbeu edhe eurogoli me roveshatë i portugezit Dani Mota në minutën e 18-të. Një gol me të vërtet spektakolar.
PANORAMASPORT.AL