Friday, 10. April 2026
Sport

VIDEO/ Ikardi bëhet “gazi i botës”, e pabesueshme çfarë humbet me portën e boshatisur ndaj skuadrës së shqiptarëve

GS 26/09/2023 1 Min. Lesezeit

Një rast flagrant i shpërdoruar nga Mauro Ikardi, është duke bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për duelin mes Instanbulsporit të Rrocës, Ethemit dhe Loshajt, ndaj kampionëve të Gallatarasarit.  

ikardi

Në minutën e 37-të, sulmuesi argjentinas u bë “gazi i botës”, teksa Akturkoglu, nisi një penallti në mënyrë speciale, ndërkohë që Ikardi, me portën e boshatisur dhe me portierin e shtrirë në tokë, çuditërisht arriti ta dërgonte topin jashtë kuadratit. Në kufijtë e tëpabesueshmes, ndërkohë që ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjet. 

Gjithsesi, Ikardi, e shleu gabimin në minutën e 42-të, kur gjeti golin e avantazhit, duke dërguar skuadrën e Gallatasarait në dhomat e zhveshjes në fundin e pjesës së parë me epërsinë e një goli. Vlen të theksohet se 3 futbollistët shqiptarë të Istanbulsporit, u aktivizuan titullarë në këtë duel.  

(SHIH VIDEON)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: