Saturday, 23. May 2026
Sport

VIDEO/ Infantino zbulon se si hapet me çelës, Donald Tramp mahnitet nga trofeu i ri i Botërorit të Klubeve

GS 08/03/2025 1 Min. Lesezeit

Botërori i Klubeve do të jetë aktiviteti i ri i organizuara nga FIFA që do të debutojë këtë vit në SHBA, me 32 klube pjesëmarrëse që do të luftojnë për një trofe me të vërtetë unik.

bandicam 2025-03-08 18-52-02-678

Dhe kjo u pa që te prezantimi i tij në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili i tregoi presidentit të SHBA, Donald Tramp, se si ky trofe unik hapej me çelës.

Nëpërmjet çelësit, vihej në lëvizje mekanizmi i cili e kthente trofeun në një glob të improvizuar, një mekanizëm i cili mahniti edhe vetë Tramp i cili nuk e fshehu aspak çudinë për këtë risi të FIFA-s për aktivitetin që zhvillohet gjatë kësaj vere në vendin e tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: