Saturday, 11. April 2026
Sport

VIDEO/ Inter nuk hap rrugë, dopieta e Calhanoglu “gjunjëzon” Torinon

GS 28/04/2024 1 Min. Lesezeit

Edhe pse kampion të Serie A, Inter nuk ka toleruar aspak Torinon këtë të dielë. Skuadra e Inzaghit triumfon me shifrat 2-0 në “San Siro”, ku ka pasur edhe një festë nga tifozët zikaltër.

Autori i dy golave ishte Calhanoglu, ku golin e parë e shënoi në minutën e 56-të dhe të dytin në minutën e 60-të me penallti.

Skuadra e Interit kështu ka arritur të festojë titullin kampion në stadiumin e tyre dhe përpara tifozëve të tyre besnikë që nuk kanë lënë bosh asnjë stol të “San Siro” në çdo ndeshje./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Teilen: