Vjen humbja e parë e Interit në këtë format të ri të Champions League. Skuadra zikaltër u mposht 1-0 me gok të Mukieles në “BayArena” nga Bayer Leverkusen në një ndeshje emocionuese me një nivel tepër të lartë, e zgjidhur pikërisht nga një episod i minutës fundit të kohës së rregullt.
talanta, edhe pse zhvilloi një ndeshje të madhe, nuk ia doli të merrte pikë përballë kampionëve në fuqi të Championsit, Real Madrid.
Në Bergamo ndeshja u mbyll me rezultatin 2-3 të “Los Blancos”.
Atalanta reziston më pak se 10 minuta lojë përballë Realit të Madridit në hstëpi. Një pasim u bukur i Brahim Diaz i shfrytëzua në maksimum nga Kylian Mbappe, që, pasi shmang me një lëvizje të bukur mbrojtësin kundërshtar, e dërgon me lehtësi topin në rrjetë.
Në fundin e pjesës së parë Tchouameni shkakton 11-metërsh që shndërrohet në gol nga De Keteleare.
Rikthehet furishëm në lojë Reali në pjesën e dytë. Vinicius Junior shënon golin e dytë në minutën e 56-të e vetëm pak çaste më vonë tund rrjetën edhe Belligham.
Rihapet ndeshja në Bergamo: Lookman, i asistuar nga Samardzic, e shkurton diferencën në 2-3.
Fitore të lehtë të Bayernit dhe PSG-së, respektivisht 1-5 kundër Shaktarit dhe 0-3 ndaj Salzburgut. Leipzigu u mposht 2-3 nga Aston Villa, ndërsa Club Brugge fitoi 2-1 ndaj Sportingut. Vazhdon të befasojë pozitivisht Bresti, që iu imponua 1-0 PSV-së.
Rezultatet:
Brest – PSV 1-0