Kristjan Asllani ka qenë përsëri protagonist në një tjetër fitore të Interit, teksa ka ndihmuar sot zikaltrit të mundnin 2-0 Torinon në transfertë për të mos u dorëzuar në luftën për titullin.
Interi kaloi në avantazh me anë të Zalevskit e më pas u mundua të administronte rezultatin, në një terren të rënduar ku shiu solli edhe ndërprerjen e sfidës në fundin e pjesës së parë dhe vonesë në fillimin e fraksionit të dy dytë.
Pjesa e dytë filloi me penallti të fituar nga Taremi e transformuar saktësisht nga Asllani, i cili shpërbleu edhe një herë besimin e shokëve të skuadrës për të gjuajtur nga pika e bardhë. Më pas Interi mendoi të administronte forcat duke thumbuar vetëm me kundërsulme, teksa rezultati 2-0 nuk ndryshoi deri në fund të duelit.
TORINO-INTER 0-2
14′ Zalevski, 50 (p) Asllani
Goli i anuluar për faull ndaj Asllanit (VIDEO)
Goli i Asllanit (VIDEO)
Gjyqtari ndërpret disa minuta ndeshjen në fundin e pjesës së parë për shkak të shiut (VIDEO)
Goli i Zalevski (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL