Tuesday, 14. July 2026
Sport

VIDEO/ Interi shkëlqen me Asllanin titullar, kampionët i japin “shuplakë” Frozinones

GS 10/05/2024 1 Min. Lesezeit

Interi u rikthye te fitorja në Seria A pas disfatës përballë Sasuolos. Zikaltrit e Simone Inzaghit triumfuan 0-5 kundër Frozinones, duke regjistruar kështu triumfin e 29-të në kampionat. 

 Inter-2

Fratezi, Arnautoviç, Bukanan, Lautaro dhe Turam shënuan golat e fitores për kampionët e Italisë. Vlen të theksohet se për kanadezin Bukanan, ishte goli i parë me fanellën zikaltër.  

90 minuta luajti Kristjan Asllani, i cili në fund pësoi një goditje të fortë në këmbën e majtë. Gjithsesi paraqitja e mesfushorit shqiptar në këtë duel ishte pozitive, edhe pse nuk shënoi.

FT: FROZINONE – INTER 0-5

Fratezi 19′, Aranautoviç 60′, Bukanan 77′, Lautaro Martinez 80′, Turam 84′

GOLI I MARKUS TURAM: VIDEO 

GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO 

GOLI I BUKANAN: VIDEO 

GOLI I ARNAUTOVIÇ: VIDEO

GOLI I FRATEZIT: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

Teilen: